Objekti afarist banesor (faza e dytë 02) gjindet në lagjen e muhagjerëve në rrugën "Sali Nivica" Prishtinë. Objekti posedon 2 etazhe vendparkime(garazhda) , 1 etazh lokale afariste dhe 9 etazhe banim. Posedon gjithashtu rreth 800m2 (8 ari) oborr, ku do të jetë i organizuar këndi i lojrave për fëmijë dhe pjesë tjera të gjelbrimit. Leja e ndërtimit: 05.Nr.351-232632, dt.17.11.2014 e lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe planifikimit hapsinorë.
Objekti afarist banesor (faza e parë 01) gjindet në lagjen e Muhagjirëve në rrugen "Bedri Shala". Është i vendosur në një nga pozitat më te përshtatshme të Prishtinës në Velani tek parku i presidentit Rugova. Posedon 2 etazhe nëntokësore me vendparkime , një etazh me lokale afariste dhe 9 etazhe banim. Posedon gjithashtu edhe 700m2(7ari) oborr i cili është i rregulluar me gjelbrim dhe këndin e lojrave për fëmijë. Leja e ndërtimit: 05.Nr.351-64628.dt, 23.10.2013 e lëshuar nga Drejtoria e urbanizmit dhe planifikimit hapsinorë.
Objekti afarist banesor në lagjen Tophane. Gjindet në rrugën "Pjetër Bogdani" , në lagjen e vjetër të Prishtinës "Tophane". Posedon 1 etazh vendparkimi(garazhda) 1 etazh lokale afariste si dhe 8 etazhe banimi. Gjithashtu posedon 600m2 (6 ari) oborr të vetin , ku është i organizuar edhe këndi i lojrave për fëmijë. Leja e ndërtimit : 05.Nr.351-25905 , dt.18.08.2012 e lëshuar nga Drejtoria e urbanizmit dhe planifikimit hapsinorë.
Objekti banesor në lagjen Dodona , gjindet në rrugën "Halil Alidemaj" në Prishtinë , përballë parkut të qytetit. Posedon etazhe parkimi si dhe 7 etazhe banimi. Leja e ndërtimit : 05.Nr.351-34099 , dt.26.01.2010. Lëshuar nga Drejtoria e urbanizmit dhe planifikimit hapsinorë.
Objekti afarist banesor përballë ambasadës Zvicrane. Gjindet në lagjen Dodona , në rrugën "Hamzë Jashari" në Prishtinë , përballë ambasadës së Zvicrës. Posedon etazhe për vendparkime , një etazh lokale afariste dhe 7 etazhe banim. Leja e ndërtimit: 05.Nr.351-10327 , dt.08.06.2009 , e lëshuar nga Drejtoria e urbanizmit dhe planifikimit hapsinorë.
Objekti është i ndërtuar në vitin 2001 dhe gjindet në rrugën "Nazim Gafurri" Prishtinë , përballë gjimnazit "Sami Frashëri".